Evidentohen lodra të rrezikshme në tregun shqiptar, ja çfarë zbuloi kontrolli i ISHMT

Evidentohen lodra të rrezikshme në tregun shqiptar, ja çfarë zbuloi kontrolli i ISHMT

Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me besimin se janë të sigurta, kanë qenë sërish nën lupën e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Nga 279 lodra të testuara, tre nuk përmbushnin standardet e sigurisë, një detaj që ngre shqetësime, pavarësisht rezultateve pozitive në shumicën e produkteve të tregut. Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, në fokus të inspektimeve kanë qenë lodrat, detergjentët, tekstilet, veshjet e këmbës dhe produktet për fëmijë si karrocat, biberonat dhe takëmet. Nga inspektimet, janë vendosur gjithsej 12 masa administrative, përfshirë 11 gjoba dhe një paralajmërim. Elementi më i ndjeshëm mbetet tregu i lodrave. Gjatë vitit 2024, ISHMT kreu 43 inspektime tek operatorët ekonomikë që importojnë apo shpërndajnë lodra. Nga 279 produkte të kontrolluara,...