Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS paditi KQZ në Kolegjin Zgjedhor, zbulohet data kur do të mbahet seanca
Zbulohet data kur do të mbahet seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor për çështjen e ngritur nga Partia Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gazetarja Elda Menga raporton se seanca do të mbahet të hënën, ora 10:00. Seanca do të zhvillohet pas depozitimit të kërkesëpadisë nga PS më 7 tetor 2025, ndërsa objekti i padisë lidhet drejtpërdrejt me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.