Tonali flet hapur për rikthimin e tij: “Serie A po përmirësohet çdo vit”. Lartëson punën e Gattuso në kombëtare

Tonali flet hapur për rikthimin e tij: “Serie A po përmirësohet çdo vit”. Lartëson punën e Gattuso në kombëtare

9 Tetor 2025 12:23 Alfred Lleshi Mesfushori i kombëtares italiane, Sandro Tonali, ka folur për “Vivo Azzurro” gjatë ditës së tretë të stërvitjeve në Coverciano, ndërsa Italia përgatitet për ndeshjet kundër Estonisë (11 tetor) dhe Izraelit (14 tetor), kualifikuese të Kupës së Botës: “Në stërvitje po argëtohemi, Gattuso na bën të vrapojmë, por gjithsesi po kënaqemi. Pas ndeshjes me Norvegjinë, çdo përballje është bërë edhe më e rëndësishme. Jemi të përgatitur të japim më të mirën ndeshje pas ndeshjeje”. Për mundësinë e kthimit në Serie A: “Nuk mund ta dish kurrë çfarë do të ndodhë në futboll, por gjithmonë them se po, një italian ka gjithmonë mundësi, edhe 1%, të rikthehet. Serie A po rritet çdo vit, skuadrat forcohen dhe niveli teknik po përmirësohet gjithnjë”....