“Prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve”/ Mbledhja e KLGJ, reagon kreu: Vrasja e paralajmëruar…

“Prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve”/ Mbledhja e KLGJ, reagon kreu: Vrasja e paralajmëruar…

Përfundon mbledhja urgjente në KLGJ në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja tre ditë më parë. 260 gjyqtarë diskutuan në lidhje me çështjet e sigurisë së gjyqtarëve dhe gjuhën denigruese që shpesh përdoret ndaj tyre. Raportohet se kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u shpreh se vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte një vrasje e paralajmëruar, kjo për shkak të fushatës denigruese dhe gjuhës së përdorur ndaj zyrtarëve të drejtësisë. “Vdekje e paralajmëruar sepse prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve. Është goditur autoriteti i njerëzve të drejtësisë. Kjo nuk është vetëm klimë mosbesimi por fushatë e vazhdueshme denigrimi. Vonesat në gjykimin e cështjeve dhe mos respektimi i afateve plagë që dëmtojnë besimin e publikut dhe e kthejnë në dënim për qytetarët”, tha...