Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Reijnders, lojtar thelbësor për Guardiolën. Megjithatë, numrat e tij nuk janë si ato te Milani
9 Tetor 2025 12:12 Alfred Lleshi Tijjani Reijnders konsiderohet largim i dhimbshëm për Milanin, veçanërisht pas sezonit të kaluar të jashtëzakonshëm që pati me fanellën kuqezi. Gjatë verës, ai u transferua te Manchester City, me “Djallin” që përfitoi mbi 50 milionë euro nga kartoni i tij. Që nga mbërritja te skuadra e Guardiolës, holandezi është bërë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur si mesfushor qendre apo trekuartist, sipas nevojës. Edhe pse statistikat janë pak më të ulëta se sezonin e kaluar kuqezi, ndikimi i tij ka qenë i menjëhershëm dhe i rëndësishëm. Ai ka qenë titullar në 9 nga 9 ndeshjet e luajtura, mes Premier League dhe Champions League, duke u bërë një pikë referimi për trajnerin katalanas dhe shokët e skuadrës. Në debutimin kundër Wolverhampton...