Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shqipëria gjynah që u ka ju”, Balla i përgjigjet opozitës për vrasjen e Kalasë: Mos bëni korbin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur demokratit Gazment Bardhi, i cili kërkoi që ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu të japë dorëheqjen pas vrajses së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Balla theksoi se opozita po e përdor ngjarjen për përfitime politike, ndërsa shtoi se në një parlament serioz, një grup parlamentar që e ndjen realisht dhimbjen, duhet të veprojë me kërkesa proceduriale dhe jo me deklarata politike. Ai nënvizoi se Kuvendi ka planifikuar tashmë debate të gjata për çështjet e drejtësisë dhe u bëri thirrje deputetëve të tregojnë solidaritet me trupën gjyqësore në vend. Balla: Në seriozitetin e një parlameti, një grup parlamentar nëse u dhemb shpirti seriozisht, jo për të bërë korbin, por për të...