Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Gjykata merr vendimin për vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy personat e arrestuar për ngjarjen
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, i cili akuzohet se autor i vrasjes së magjistratit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe si edhe punonjësin e sigurisë Banush Koxhajn. “Kam qenë i sëmurë, para se me kaluar palët në skaner, unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelarja më ka dhënë leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësuar”, dëshmoi punonjësi i sigurisë. Seanca ndaj tyre u zhvilluan nën masa të rrepta sigurie. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, krim i ndodhur mesditën e 6 tetorit. Gjithashtu në ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën,...