Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Gjykatësi u ekzekutua në krye të detyrës”/ Berisha: Narkoqeveria dyfishoi masat për mbrojtjen e skapistëve
Për kryetarin e PD, Sali Berisha gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua në krye të detyrës, ndërsa qeveria e inkriminuar u kujdes të dyfishonte masat e sigurisë për mbrojtjen e SPAK. Në deklaratën për media pas ndërprerjes së seancën parlamentare, Berisha tha se nuk është kundër masave mbrojtëse, porse gjykata e apelit dhe gjykatësi i apelit në aspektin e vendimit , theksoi kryedemokrati është më i rëndësishmi i vendimmarrjes gjyqësore. ‘Ministrja që mashtroi publikisht se policia nuk ka punë me sigurinë e gjykatave, në fakt ka. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, flet ministri për ministrin’, theksoi Berisha. Në vend të shprehjes së një ndjenje përgjegjësie shtetërore dhe qeveritare, një ministër i dalë nga sënduqet e Xhorxh Sorosit shpërthen me në fjalor ordineri, me një fjalor që...