Shtyhet sërish seanca për Ilir Metën, ja arsyeja

Shtyhet sërish seanca për Ilir Metën, ja arsyeja

Seanca paraprake në GJKKO për dosjen ndaj Ilir Metës është shtyrë sërish këtë të enjte, për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Në këtë dosje janë të pandehur: ish-presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Metës, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore. Gjyqtarja e çështjes është Irena Gjoka, e cila pritet që në një seancë tjetër në ditët në vazhdim të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme. Po sot, në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohet edhe rekursi i Ilir Metës për masën e “arrestit në burg”. Ankimi i tij vjen pas vendimit të fundit të...