Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Nën masa të rrepta sigurie, dalin para gjykatës tre të arrestuarit
Tre të arrestuarit janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës, nën masa të rrepta sigurie, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku një sulm me armë tronditi institucionin e drejtësisë. Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili hyri i armatosur në ambientet e gjykatës mesditën e 6 tetorit dhe qëlloi me armë zjarri, duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur dy persona të tjerë. Para gjykatës është paraqitur edhe Banush Koxhaj, punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit, i cili dyshohet për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar futjen e armës brenda godinës së gjykatës, duke shkelur protokollet e sigurisë. Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, ku për pasojë të plagëve të marra, gjyqtari...