Ratcliffe i vendos limite Amorim: Ky është afati për të transformuar Manchester United

Ratcliffe i vendos limite Amorim: Ky është afati për të transformuar Manchester United

Pronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, i ka dhënë trajnerit Ruben Amorim tre vjet kohë për të transformuar “djajtë e kuq”. Kjo është një shfaqje e besimit të madh te portugezi, i cili erdhi një vit më parë dhe deri më tani nuk ka arritur të sjellë përmirësime të rëndësishme në ekip. Në vend të kësaj, ekipi përfundoi i 14-ti në ligë sezonin e kaluar, duke mos arritur të kualifikohet për asnjë turne europian këtë vit. Duke folur në podkastin e Times, Ratcliffe theksoi: “Ai nuk ka pasur një sezon të shkëlqyer. Ruben duhet të provojë se është një trajner i shkëlqyer brenda tre viteve.” Presidenti i klubit gjithashtu kritikoi median për rritjen e presionit: “Ndonjëherë nuk e kuptoj shtypin. Ata duan sukses të...