Rama i zgjat mbrojtjen kreut të SPAK, GJKKO dhe BKH, do të jenë me truproja edhe 3 vite pas largimit nga detyra

Rama i zgjat mbrojtjen kreut të SPAK, GJKKO dhe BKH, do të jenë me truproja edhe 3 vite pas largimit nga detyra

Ekzekutimi mafioz i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka tronditur themelet e sistemit gjyqësor dhe ka detyruar qeverinë të rishikojë urgjentisht masat e sigurisë për funksionarët e drejtësisë që përballen çdo ditë me dosje të rënda kriminale. Vetëm disa ditë pas atentatit që ndodhi brenda sallës së gjyqit, Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një vendim të ri, që zgjat dhe fuqizon masat mbrojtëse për drejtuesit e institucioneve kyçe të drejtësisë së re. Sipas vendimit të publikuar, drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të shoqërohen nga truproja të armatosura të niveleve të ndryshme jo vetëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, por edhe për një periudhë shtesë pas...