Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Deco: Nuk duhet të fiksohemi pas një ‘9’, PSG fitoi Champions-in pa sulmues tipik
                            9 Tetor 2025 7:56 Alfred Lleshi Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shuar zërat për afrimin e një qendërsulmuesi të ri, mes spekulimeve mbi Erling Haaland. Në një intervistë për “Catalunya Ràdio”, ai tha: “Nuk duhet të obsesionohemi me kërkimin e një ‘9’, sepse mund të gabojmë. Ndoshta mund të luajmë edhe pa të. Nuk është momenti të flasim për blerje, Ferran Torres mund të luajë si qendërsulmues”. Sa i përket të tashmes, ai shtoi: “Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit, ka shënuar mbi 40 gola dhe na ka ndihmuar shumë, por tani duhet të fokusohemi te rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar”. Deco solli si shembull PSG-në, kampione e Europës, që fitoi Champions League “pa një sulmues tipik”....