Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gerrard: Gabimi ndaj Chelsea ende më përndjek. Më bën të ndihem keq, por duhet të jetoj me të
Steven Gerrard ka pranuar se ende e mundon fakti që nuk arriti kurrë ta fitonte Premier League me Liverpool-in, duke rrëfyer se rrëshqitja e famshme ndaj Chelsea i kthehet herë pas here në mendje. Legjenda e “Reds”, një nga mesfushorët më të mëdhenj në historinë e futbollit anglez, nuk arriti dot ta udhëhiqte klubin e zemrës drejt titullit kombëtar, pavarësisht karrierës së lavdishme në “Anfield”. Në një intervistë për podcast-in “Rio Ferdinand Presents”, Gerrard foli me sinqeritet për gabimet e karrierës së tij: “Nuk e di çfarë më vjen më shpesh në mendje. Më pëlqen të kujtoj momentet e bukura; Stambollin, ndeshjen me Olympiacos, ‘FA Cup’…, por kur shoh ndonjë pasim të keq që kam bërë, një ndeshje të dobët me Anglinë apo një penallti...