Është shkruar gabim gjatë gjithë karrierës, Casemiro zbulon si është emri i tij në të vërtetë

Është shkruar gabim gjatë gjithë karrierës, Casemiro zbulon si është emri i tij në të vërtetë

8 Tetor 2025 21:31 Telesport Casemiro ka zbuluar së fundmi një detaj interesant në lidhje me emrin e tij në fanellë, që gjatë gjithë karrierës së tij është shkruajtur gabim. Emri i vërtetë i mesfushorit brazilianin është Carlos Henrique Jose Francisco Venancio Casimiro dhe në fanellë duhej të ishte Casimiro dhe jo Casemiro. Vetë mesfushori zbulon pse ka ndodhur kjo gjë. “Kur luaja te Sao Paolo, në njërën nga ndeshjet luajta shumë mirë dhe në fund pashë që emri në fanellë ishte shkruajtur gabim, ishte Casemiro. Unë jam një njeri shumë supersticioz dhe nuk pranova të korrigjohej emri në fanellë, por i thashë drejtuesve të klubit se doja të vazhdoja ashtu, me atë emër”, zbulon Casemiro.