Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i Kosovës ëndërron të transferohet te Barcelona

Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i Kosovës ëndërron të transferohet te Barcelona

8 Tetor 2025 21:05 Telesport Fisnik Asllani po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Hoffenheim në Bundesligë. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje, 4 në kampionat dhe një në Kupë. Në një intervistë të fundit për “Sport Bild”, Asllani zbulon se klubi i tij i ëndrrave është Barcelona dhe një ditë dëshiron të transferohet aty. “Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj atje. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve një ditë. Është e rëndësishme të kesh ëndrra dhe të punosh drejt diçkaje”, tha Vlera aktuale e 23-vjeçarit është 8-10 milionë euro, por nëse vazhdon me këtë formë të treguar në fillim të sezonit, sigurisht që në verën e ardhshme do vlejë dyfish...