Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miratohen rregullat e reja për funksionimin e Këshillit Mbikëqyrës të AAPAA
Qeveria ka miratuar sot rregullat e reja për funksionimin e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, të akredituar nga Bashkimi Evropian. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin “Për miratimin e rregullave të hollësishme për veprimtarinë, emërimin, shkarkimin dhe shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Evropian”. Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave të hollësishme për veprimtarinë e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë, si dhe të procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të tij. Sipas vendimit, Këshilli Mbikëqyrës e ushtron veprimtarinë në bazë të rregullave të përcaktuara në këtë vendim. Vendimi thekson se, Këshilli Mbikëqyrës përbëhet...