Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Që kur ju u bëtë deputetë”, reagim i fortë nga Çerma pas deklaratës së Gjonit: Shteti ra kur ti s’u fut në burg
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, tashmë deputet i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni është shprehur se me vrasjen e mikut dhe kolegut të tij Astrit Kalaja, shteti shqiptar ka rënë. “Kjo ngjarje është një sirenë alarmi për situatën e sigurisë në sallat e gjyqeve, ndaj njerëzve të drejtësisë në veçanti por edhe për nivelin alarmantë të situatës së krimit në Shqipëri. Me këtë ngjarje të ndodhur në institucionin e drejtësisë shteti ka rënë”, shkruan ai. Gjin Gjoni thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk është vetëm një tragjedi personale për familjen Kalaja, por pasqyrë e thellë e dështimit të institucioneve në mbrojtjen e punonjësve të drejtësisë. “Astrit Kalaja ishte një familjar e qytetar model si dhe një gjyqtar me integritet të lartë, që i shërbeu ligjit me ndershmëri...