Nis transmetimet FSHF TV, Duka i bindur: Ky projekt do afrojë më shumë publikun me futbollin shqiptar

Nis transmetimet FSHF TV, Duka i bindur: Ky projekt do afrojë më shumë publikun me futbollin shqiptar

Federata e Futbollit nisi sot një kapitull të ri në komunikimin me publikun përmes kanalit të saj të dedikuar FSHF TV, që solli në ekran emisionin e parë me titull “Në Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e Lenida Halilaj. Në këtë premierë televizive, të ftuar në studio ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Drejtori i PR dhe Komunikimit në FSHF, Fatjon Kodra, specialisti i futbollit Florian Riza dhe Drejtori i SuperSport, Ylli Aga. Një panel që përmes diskutimeve solli vizionin e ri të futbollit shqiptar dhe rolin që FSHF TV do të ketë në këtë drejtim. Në fjalën e tij, Presidenti Duka e cilësoi hapjen e kanalit si një domosdoshmëri të kohës dhe një instrument të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në vend. “E para,...