Zyrtare, shtyhet rikthimi i Barçës në Camp Nou

Zyrtare, shtyhet rikthimi i Barçës në Camp Nou

Shtyhet rikthimi i Barcelonës në Camp Nou. Katalanasit kanë bërë me dije se sfida e 18 tetorit ndaj Gironas do të mbahet në Estadi Olimpic Lluis Companys dhe jo në Camp Nou. “FC Barcelona njofton se ndeshja që korrespondon me javën e nëntë të La Ligës, kundër Girona FC, e cila do të luhet të shtunën, më 18 tetor në orën 16:15, do të luhet në Estadi Olimpic Lluis Companys”. “Klubi vazhdon të punojë për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e Spotify Camp Nou dhe është në kontakt të përhershëm me Këshillin e Qytetit të Barcelonës në mënyrë që të jetë në gjendje të kryejë inspektimet përkatëse në ditët në vijim”. “Në këtë kontekst, megjithëse pritet të marrë së shpejti licencën e...