Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Ndihmoi emigrantët për të kaluar kufirin ilegalisht, sekuestrohen…

Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Ndihmoi emigrantët për të kaluar kufirin ilegalisht, sekuestrohen…

Policia kufitare në Shkodër ka arrestuar një 19-vjeçar pasi ky i fundit ndihmonte emigrantët e jashtëligjshëm të kalonin kufirin kundrejt një pagese. Sipas burimeve, 19-vjeçari me inicialet V.T është banues në Durrës. Ndaj V.T rëndon akuza penale “ndihmë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit”. Autoritetet po hetojnë këtë rast për një vendim përfundimtar ndaj autorit. Njoftimi i plotë: Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër Vijojnë operacionet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 3”. Vihet në pranga një 19-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të kalonin kufijtë, në mënyrë të paligjshme. 19-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke...