Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Do të jetë e vështirë me Serbinë”! Ajeti: Ne të mbajmë portën paprekur, sulmuesit e dinë vetë pastaj…
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Dy futbollistët kuqezi, Arlind Ajeti dhe Armando Broja, ritheksuan edhe njëherë mesazhin e trajnerit Silvinjo dhe mesfushorëve Shehu e Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme. Arlind Ajeti u shpreh se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar për përballjen ndaj Serbisë, duke shtuar se është vetëm një ndeshje futbolli. Mbrojtësi kuqezi theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por skuadra do të tregojë profesionalizëm maksimal. Ai vlerësoi kundërshtarin për cilësinë e lojtarëve, por u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë gati për çdo rast dhe do të japë maksimumin për...