Moggi: Ky Juventus nuk e meriton titullin, s’ka qendërsulmues. Vlahovic nuk po shënon më

Moggi: Ky Juventus nuk e meriton titullin, s’ka qendërsulmues. Vlahovic nuk po shënon më

Luciano Moggi, një nga figurat më të njohura të drejtimit në futbollin Italian, ish-drejtor i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar në “Libero” barazimin pa gola mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”. Sipas tij, sfida nuk ishte aspak e bukur: “Jo e këndshme ndeshja Juve-Milan, që përfundoi 0-0. Mes fishkëllimave të publikut, bardhezinjtë u përqendruan më shumë në prishjen e lojës së Milanit sesa në krijimin e lojës së tyre. Milani pa t’i shpëtonte nga duart një fitore me shumë peshë për shkak të episodeve, duke nisur nga penalltia e humbur nga Pulisic. Duke përdorur një metaforë nga boksi, me pikë do të kishte fituar Milani, por në futboll fitohet me gola. Përveç penalltisë së Pulisic, edhe Leao humbi dy raste të pastra, ndaj barazimi...