Ajeti apelon sulmuesit kuqezinj: Ndaj Serbisë duhet shfrytëzuar çdo rast i krijuar

Ajeti apelon sulmuesit kuqezinj: Ndaj Serbisë duhet shfrytëzuar çdo rast i krijuar

Arlind Ajeti, një nga titullarët e mbrojtjes së kombëtares sonë në epokën e trajnerit Sylvinho, është munduar të mbajë “profil të ulët” para ndeshjes ndaj Serbisë, teksa ka folur në konferencë për shtyp. Rrethanat, por dhe rëndësia e kësaj përballjeje vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026 i shtyjnë kuqezinjtë të “mos fluturojnë pa krahë”. Si është përgatitja e kësaj sfide në aspektin emocional, ndaj një kundërshtari me të cilin historia na ka përballur më shumë jashtë futbollit?Normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshjeje. Ne mundohemi t’i shohim të gjitha si ndeshje futbolli. Të jemi profesionistë dhe të marrim tri pikët, ky është synimi. Ndeshja do të jetë e vështirë si në aspektin futbollistik, edhe emocionalisht. Cilat janë pikat e forta të Serbisë në sulm,...