“Është e papranueshme, akt i rëndë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Blushi: U nxor në pritë nga shteti

“Është e papranueshme, akt i rëndë”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Blushi: U nxor në pritë nga shteti

Deputeti Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Blushi ka bërë përgjegjës kryesor shtetin, kryeministrin Rama dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Blushi u shpreh se siguria në vend nuk ekziston dhe se KLGJ që pas deklaratës së djeshme, duhet të ishte shkrirë menjëherë si institucion. “I përcjell familjes, të afërmve, dhe kolegëve të gjyqtarit të ndjerë, ngushëllime më të sinqerta. Kjo nuk është vetëm një ngjarje e rëndë, është një akt terrorist që ka goditur në zemër shtetin e të drejtës dhe është pasojë direkte e inkriminimin të qeverisë që nuk ka bërë asgjë për të garantuar sigurinë e jetës në këtë vend. Përkundrazi ,ajo që është me e rënda e ka dhënë me koncesion sigurinë e jetës,...