‘Vuaj nga ankthi dhe depresioni’, Gjykata lë në burg 31-vjeçarin që përplasi 9 makina dhe një polic

‘Vuaj nga ankthi dhe depresioni’, Gjykata lë në burg 31-vjeçarin që përplasi 9 makina dhe një polic

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin i njohur dhe me mbiemrin Uka që shkaktoi kaos dhe dëme teksa tentoi t’i arratisej policisë me armë në makinë. Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motor, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij. Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminalë, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me...