Ronaldo futbollisti i parë miliarder! Cr7 me 1.2 miliardë euro fitime, kontrata e re në Arabi e fut në  histori

Ronaldo futbollisti i parë miliarder! Cr7 me 1.2 miliardë euro fitime, kontrata e re në Arabi e fut në histori

Cristiano Ronaldo, një nga lojtarët më të famshëm të dekadave të fundit, u bë zyrtarisht futbollisti i parë miliarder në botë. Bloomberg, rrjeti më i rëndësishëm mediatik që trajton aspekte ekonomike dhe financiare, bëri të ditur se pasuria neto e yllit portugez është aktualisht 1.4 miliardë dollarë (rreth 1.2 miliardë euro). Rritja e konsiderueshme e pasurisë muajt e fundit të 40-vjeçarit erdhi në mënyrë të veçantë nga zgjatja e kontratës me klubin saudit Al Nassr, e nënshkruar në qershor, kontratë e re e cila besohet se i siguroi portugezit një fitim mbi 400 milionë dollarë. Sipas llogaritjeve të Bloomberg, Ronaldo fitoi mbi 550 milionë dollarë në pagë midis viteve 2002 dhe 2023, pra për gati 2 dekada. Ai gjithashtu nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me Nike...