Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dy gra hyjnë në parlament, Blerina Gjylameti rikthehet në Kuvend, Briseida Cakërri deputetja e re e PS
Me kandidimin për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Ogerta Manastirliu dhe Brunilda Mersini do të duhet të heqin dorë nga mandati i tyre në Parlament, i fituar gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Ato do të zëvendësohen sërish nga dy gra nga lista e hapur e Partisë Socialiste. Blerina Gjylameti në Tiranë dhe Briseida Çakërri në Vlorë do të jenë ligjvënëset e reja socialiste. Sipas Kodit Zgjedhor, në Kuvend një grua zëvendësohet gjithmonë nga e njëjta gjini, në bazë të votave të fituara gjatë zgjedhjeve. Ogerta Manastirliu është kandidatja për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Brunilda Mersini garon për Bashkinë e Vlorës nga radhët e mazhorancës. /vizionplus.tv