Përplasi 9 automjete dhe 1 motor për t’i ikur policisë, burg për 31 vjeçarin/ Shfaq pendesë: Isha në panik e ankth, marr mjekim.. 

Përplasi 9 automjete dhe 1 motor për t’i ikur policisë, burg për 31 vjeçarin/ Shfaq pendesë: Isha në panik e ankth, marr mjekim.. 

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin alias Uka që shkaktoi kaos dhe dëme teksa tentoi t’i arratisej policisë me armë në makinë. Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motor, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar, të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.  Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me shpejtësi. Në pamjet e publikuara nga Policia, shihet...