Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rabiot “qorton” Leaon: Pyete veten çfarë dëshiron, sepse në moshën 26-vjeçare nuk je më i ri
Adrien Rabiot mbërriti nga Marseille në minutat e fundit të merkatos verore, i kërkuar fort nga Massimiliano Allegri, i cili e kishte pasur më parë te Juventusi. Francezi ka marrë menjëherë rolin e titullarit në mesfushën kuqezi, duke sjellë fizik dhe lidership, aftësi që po mundohet t’i tregojë edhe me fjalë: “Të luaj te Milani pas 5 viteve me Juventusin nuk është e thjeshtë, por kam shumë pasion dhe ambicie. I kemi cilësitë të luftojmë për titull, Allegri më donte sepse e di se mund ta transmetoj eksperiencën time te të rinjtë, duke dhënë maksimumin në stërvitje e ndeshje”. Rabiot foli gjithashtu për Rafael Leao, i cili ka marrë kritika për performancat ndaj Napolit dhe Juventusit: “Ka potencial të madh, por në moshën 26-vjeçare nuk...