Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ibrahimovic: Isha afër kalimit te Roma, por pastaj zgjodhi Mido. Kupa e Botës? Unë bëj tifo për Ancelottin
8 Tetor 2025 12:13 Alfred Lleshi Futbolli rezervon gjithmonë surpriza, ndonjëherë edhe pendesa. Kështu kanë menduar tifozët e Romës duke dëgjuar fjalët e Zlatan Ibrahimovic, i cili rikthehet pothuajse 20 vite më parë për të kujtuar tratativën që mund ta kishte dërguar te verdhekuqtë më 2006. Ish-sulmuesi suedez, me humor, gjatë një takimi të përgjithshëm të ECA, përpara familjes “Friedkin”, tha: “Ka qenë një moment kur isha afër kalimit te një skuadër italiane, por nuk do ta them emrin, sepse kam një mik që bën tifo për skuadrën tjetër të këtij qyteti”. Referenca është e qartë. Roma nuk e mori kurrë, sepse në vend të tij erdhi Mido, sulmues egjiptian që nuk shënoi asnjë gol për verdhekuqtë, ndërsa Ibra shënoi shumë gola me Juventus, Inter...