Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

8 Tetor 2025 10:38 Alfred Lleshi Një nga pikat më të forta që Interi ka ruajtur nga periudha e Simone Inzaghit në atë të Cristian Chivu është padyshim Denzel Dumfries, i cili u rendit në vendin e 25-të për “Topin e Artë” 2025. Rritja e holandezit ka qenë e jashtëzakonshme krahasuar me fillimet e tij në “San Siro”: “Ajo mbrëmje ishte e veçantë. Të isha mes gjithë atyre yjeve botërorë m’u duk diçka e pabesueshme. Mora shumë komplimente dhe u rendita mbi Haaland. Ishte kurorëzimi i një sezoni të mbushur me ndeshje të mira, por gjithmonë mendoj se çfarë mund të përmirësoj. Edhe pse për një mbrojtës është e vështirë të japë më shumë gola e asistime, dua të jem më në qendër të lojës dhe...