Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e Astrit Kalasë, Dumani dhe prokurorët e SPAK homazhe për gjyqtarin e ndjerë
Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e këtij institucioni nderuan gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor. Ata nderuan figurën e gjyqtarit, i cili u vra në krye të detyrës. Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja. Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi. Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxha.