Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, vijon pezullimi i seancave gjyqësore në Gjirokastër
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vazhduar me pezullimin e proceseve gjyqësore pas ngjarjes ku mbeti i vrarë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Pas pezullimit të punës ditën e martë, në një deklaratë ditën e sotme, gjykata ka bërë me dije se pezullimi është vendosur në mënyrë unanime nga të gjithë gjyqtarët, në shenjë solidariteti dhe respekti për gjyqtarin Astrit Kalaja. “Në shenjë solidariteti gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në mënyrë unanime vendosën që seancat gjyqësore të planifikuara nga data 8 tetor deri në datën 10 tetor 2025 nuk do të zhvillohen. Ndërsa seancat gjyqësore me karakter të ngutshëm si për çështjet penale po ashtu edhe për ato civile do të zhvillohen sipas planifikimit”,...