“Krimi sfidon pa frikë ligjin”/ Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Ekzekutimi i Astrit Kalasë, alarm kombëtar

“Krimi sfidon pa frikë ligjin”/ Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Ekzekutimi i Astrit Kalasë, alarm kombëtar

Deputeti dhe sekretati i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka bërë kërkesë në Konferencën e Kryetarëve, që ditën e nesërme të zhvillohet debat në seancën parlamentare, sipas tij, për gjendjen alarmante të sigurisë së jetës në vend. Blushi u shpreh se ekzekutimi i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja ëshyë alarm kombëtar, duke theksuar se Kuvendi nuk duhet të mjaftohet me 1 minutë heshtje. Ai shtoi se shqiptarët ndihen më të pasigurtë se kurrë dhe të kërcënuar nga krimi i organizuar. “Kuvendi nuk mund te mblidhet vetem per te miratuar procesverbale. Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombetar per sigurine e jetes, kjo te jete teme e diskutimeve. Kuvendi mos mjaftohet me 1 minute heshtje por te shnderroje ne teme debati sigurine e...