Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Messi mesazh Jordi Alba: Do të jetë e çuditshme të shikoj majtas dhe të mos të shoh atje
8 Tetor 2025 8:51 Telesport Vetëm pak ditë pas daljes në pension të Sergio Busquets, një tjetër shtyllë e Barcelonës e epokës së artë dhe futbollit spanjoll ka dhënë dorëheqjen. Jordi Alba njoftoi së fundi tërheqjen nga futbolli profesionist. Ky vendim vjen ndërsa mbrojtësi i majtë ishte ende i zënë me aventurën e tij te Inter Miami, klubi që e ribashkoi me dy ish-shokë skuadre. Bota e futbollit po i bën homazh karrierës së tij dhe mesazhi i veçantë i Leo Messit nuk mund të mungonte. “Pleshti”, shoku aktual i skuadrës së Alba në MLS pas viteve të tij të lavdishme në Barcelonë, i dërgoi atij një lamtumirë të përzemërt në llogarinë e tij në Instagram. “Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Pas gjithçkaje...