Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, mori 50.000 m2 ranishte buzë detit nga Armando Subashi!
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, është një nga përfituesit e shumtë të lejeve për parqe fotovoltaike në zonën ranore të Fierit, buzë detit Adriatik. Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, Ledian Ruçi, ka marrë në mënyrë të dyshimtë një sipërfaqe të stërmadhe prone buzë detit, ndërkohë që firmëtar i faljes së pronës është vetë Armando Subashi. Në dukje, një konflikt i pastër interesi, pasi z. Gramoz Ruçi ka qenë deputet i qarkut të Fierit, madje edhe përfaqësuesi politik i mazhorancës në atë qark. Ai dha dorëheqjen nga posti i deputetit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndërkohë që vitet e fundit ka mbajtur një profil të ulët në publik, por mjaft aktiv në strukturat e Partisë Socialiste. Tashmë djali i...