Projekti për bulevardin “Vollga”, paditen në SPAK Elva Margariti dhe Blendi Gonxhe

Projekti për bulevardin “Vollga”, paditen në SPAK Elva Margariti dhe Blendi Gonxhe

Banorët dhe bizneset që operojnë përgjatë bulevardit “Epidamn” në Durrës, kanë paditur në SPAK dy ish-ministrat e Kulturës Elva Margaritin dhe Blendi Gonxhen, dy përfaqësuesit e Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim dhe 3 studiot e projektimit që kanë hartuar dhe miratuar projektin “TID”, nga zbatimi i së cilit kërkohet të shpronësohen 74 familje. Padia nga banorët është ngritur për “Falsifikim të materialeve” dhe për një sërë shkeljesh të tjera, pasi sipas tyre, nuk është bërë një konsultim publik për tjetërsimin e pronës. “Në 2022 është bërë një leje e parë e projektit “TID”, dhe në 2024 është bërë një leje e dytë ku numri i pronarëve ka shkuar nga 100 në 74 pronarë banesashd dhe biznesesh. Ndryshimi i numrit tregon se është bërë në mënyrë...