“Çështja McGonigal do të rihapet…”/ Nesho: Në dosjen e FBI, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe…

“Çështja McGonigal do të rihapet…”/ Nesho: Në dosjen e FBI, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe…

Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë amerikane HarrisX, ka komentuar artikullin investigativ të New York Times mbi vizitën e kryebashkiakut të Nju York-ut, Eric Adams, në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Nesho tha se artikulli nuk është një rastësi, por një sinjal i qartë që kërkon të nxjerrë në dritë një lidhje të dyshimtë mes dy figurave që përmenden në kontekste të korrupsionit. Ai risolli në vëmendje edhe rastin McGonigal, ku sipas tij, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe të një hetimi të FBI-së. Dritan Nesho: Padiskutim që kur New York Times nxjerr një artikull të këtij profili që përpiqet të paktën 3 herë të thotë që këtu ka diçka, një pikëpyetje, një lidhje e dyshimtë midis dy aktorëve që...