Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bozheku: Edhe ne avokatët kemi nevojë për vetting, disa prej nesh bëjnë sekserin
Avokatja Enida Bozheku ka bërë një deklaratë të fortë dhe tronditëse sa i përket asaj që po ndodh aktualisht në sistemin e drejtësisë në vend. Bozheku deklaroi në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se sot sistemi i drejtësisë ka dështuar, ku qytetarët telendisen me vite dyerve të gjykatave. Por sipas Bozhekut drejtësia ka nevojë për një vetting të mirë, jo si ky që kaluam, ku pjesë e tij të jenë edhe avokatët, pasi edhe aty ka mollë të kalbura. Sipas saj janë të shumtë avokatët që bëjnë rolin e sekserit dhe që ndërhyjnë te gjyqtari. “Edhe brenda avokatisë nuk jemi engjëj, edhe ne kemi mollët tona të kalbura. Ka nevojë edhe për një vetting në avokati, por prej vërteti. Avokati ka...