“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

Kandidatura e aktorit dhe aktivistit Florian Binaj për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare “Protothema” i ka kushtuar një artikull të veçantë Binajt, duke e krahasuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për faktin se është një figurë e njohur nga arti që kërkon të hyjë në politikë për të sfiduar pushtetin aktual. Sipas “Protothema”, Binaj po kandidon “nën simbolikën e Partisë Demokratike”, me mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’u përballur direkt me kryeministrin Edi Rama në garën për Tiranën. Media greke thekson se Binaj është i njohur për imitimet e tij të kryeministrit Rama dhe për emisionet satirike dhe investigative ku ka denoncuar korrupsionin. “Unë besoj se kontributi im do të ofrojë, edhe nëse është për gjysmë mandati, shpresë...