Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Vetë e kërkove”, babë e bir tregojnë çfarë ndodhi në sallën e gjyqit: Nxori armë që e mbante poshtë xhaketës dhe..
                            Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir që mbetën të plagosur gjatë atentatit në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, dolën nga Spitali i Traumës vetëm një ditë më pas. Sipas raportimeve, gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe nuk është më në rrezik për jetën. Të plagosurit kanë dhënë tashmë dëshmitë e para para oficerëve të policisë gjyqësore, duke rrëfyer momentet dramatike që përjetuan në sallën numër 3 të Gjykatës së Apelit, një ambient i vogël ku gjithçka u përshpejtua. Sipas deklaratave të tyre, tensioni u krijua menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Kalaja, i cili, sipas Kurtajve, nuk favore u jepte kërkesave të familjes Shkambi. Pas leximit të vendimit, Elvis Shkambi nxori një armë që e mbante poshtë xhaketës,...