Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Të gjitha rastet kur presidenti Begaj është sjellë si shërbëtor i Ramës
Të gjitha rastet kur presidenti Begaj është sjellë si shërbëtor i Ramës Me qëndrimet, aktet dhe meskinitetin e vet presidenti nuk e ka ndryshuar rrjedhën e përcaktuar të ngjarjeve që do të ishin po të tilla edhe pa të. Thjeshtë ai është sjellë si një shtetar i vogël që e kanë përdorur për shërbime të rëndomta Shumëkush e ka ende të gjallë në kujtesë, një fjalim të Edi Ramës, në nëntor të 2023, në ditën e aflabetit, kur gjysëm me humor dhe gjysëm me provokim kryeministri shqiptar i drejtohej presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani: “Shpresoj që Albin Kurti të të dëgjojë ty, ashtu sikurse unë e dëgjoj presidentin tim”. Fjala nuk qe thjeshtë tek propozimi për ta shpallur këtë datë festë kombëtare tek të dy...