Politika bëhet bashkë, mban 1 minutë heshtje në komisione parlamentare për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Politika bëhet bashkë, mban 1 minutë heshtje në komisione parlamentare për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Në Komisionet parlamentare u mbajt një minutë heshtje për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Prej aty, Avokatja e Popullit Erinda Balanca ngriti alarmin e punës së gjyqtarëve, të cilët sipas saj punojnë në mbingarkesë dosjesh dhe presion. *** Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, ka tronditur edhe politikën. Të majtë e të djathtë u bashkuan për një minutë heshtje në nisje të komisioneve parlamentare. “Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, është kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Por, pas heshtjes solemne, opozita në Komisionin e të Drejtave të Njeriut dhe Informimit Publik akuzoi se vrasja e Kalasë nxori në...