Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon familja: Ti ishe dritë për familjen, miqtë dhe kolegët! Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë tënde

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon familja: Ti ishe dritë për familjen, miqtë dhe kolegët! Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë tënde

Rrethi i ngushtë i familjes Kalaja ka reaguar mes dhimbjes për ikjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, gjyqtarit dhe profesionistit të mirë Astrit Kalaja. Ai humbi jetën dje, në moshën 62 vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi.  Astrit Kalaja ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Lira Parruca, kushërirë e gjyqtarit të ndjerë, ka shkruar disa vargje prekëse për ikjen e tij të parakohshme dhe të padrejtë, në krye të detyrës që e ushtronte prej dy dekadash.  “I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. ...