Alarmohet Barcelona, ofertë 230 milionë euro për Lamine Yamal

Alarmohet Barcelona, ofertë 230 milionë euro për Lamine Yamal

7 Tetor 2025 18:05 Telesport “Defensa Central” ka raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit PSG është e gatshme të paguajë 230 milionë euro për transferimin e Lamine Yamal. Për të bindur lojtarin, Nasser Al Khelaifi ka përgatitur një super rrogë për yllin e ri spanjoll dhe është gati ta bëjë atë futbollistin më të paguar në Europë. Kampionët e Europës duan të përfitojnë nga fakti që Barcelona ka probleme financiare dhe një shifër prej 230 milionë eurosh është vërtet tunduese. Gjithsesi, duket e vështirë që katalanasit të heqin dorë nga një ylli i tillë si Lamine Yamal. Por, këmbanat e alaramit kanë filluar të bien dhe Barcelona duhet të bëjë kujdes nga klubet e tjera të mëdha për Lamine Yamal.