Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të tronditur nga ngjarja tragjike”, reagon Shoqata Europiane e Gjyqtarëve për vrasjen e Astrit Kalasë
Shoqata e Gjyqtarëve Europianë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë të hënën. Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti Mikael Sjoberg, shprehet i tronditur për ngjarjen, duke e cilësuar si një incident tragjik dhe duke përcjellë ngushëllimet e tij. “Në emër të Bordit të EAJ, dua të shpreh keqardhjen dhe tronditjen për incidentin tragjik që ndodhi në Shqipëri. Do të donim gjithashtu të dinim më shumë mbi çfarë ka ndodhur dhe nëse mund të ndihmojmë në ndonjë mënyrë”, shkruan Sjoberg në letrën drejtuar shoqatës shqiptare. Letra është përcjellë zyrtarisht nga Sekretariati i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, i cili thekson se vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës është një...