Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ “Të penduar që votuan partitë e vjetra”, Arlind Qori: Pas 11 majit, qytetarët u ndjenë pa përfaqësim real
Ndoshta Enver Hoxha do të kishte mbetur një mësues i thjeshtë gjimnazi, nëse disa ngjarje do të kishin marrë një rrjedhë tjetër, thotë Arlind Qori. Historia e së majtës në Shqipëri është e ndërthurur me kontradikta, ideale dhe dështime. Arlind Qori analizon shkurtimisht figurat e së majtës në një shekull. Nis me Fan Nolin – klerikun, intelektualin dhe politikanin që tentoi të sillte një frymë europiane në një vend me probleme madhore si ato të Shqipërisë së viteve ’20. Vazhdon me periudhën e errët të diktaturës, me diktatorin Enver Hoxha që la pas mijëra viktima, shqiptarë të pafajshëm që u vranë e u burgosën padrejtësisht. Çfarë pasoi atë epokë, sipas Qorit, është një histori me dritëhije: një tranzicion i stërzgjatur ku liria u përdor si fasadë dhe korrupsioni u trashëgua si sistem. I...