Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Juan Rulfo: Ka shumë që kanë shkruar tridhjetë libra dhe askush nuk i njeh…
Nga Blanca BerasateguiAtë mëngjes vjeshte të vitit 1985, ndërsa pinte duhan në qoshen e një kafeneje të zhurmshme të Madridit, i jashtëzakonshmi dhe misteriozi Juan Rulfo, me një shikim të tërhequr dhe me një pamje të ëmbël, foli me qetësi dhe qartësi për “Pedro Páramon”; foli për fshatin e pabanuar dhe të mjerë, “në fakt i vdekur”, që del në romanin e tij; foli për heshtjen e tij prej vitesh, për kaosin e Amerikës Latine, të cilën e ndjente aq thellë…Ashtu si personazhet e tij, fjalët e Rulfos dilnin të dërrmuara, të dëshpëruara, përherë të sunduara nga heshtja.Duke qenë se ai i urrente intervistat, fliste me një mungesë dëshire njerëzore, me një ngurrim të pafund, përmes të cilit hynte tinëzisht vizioni i tij i shkretuar...