BIRN: Vrasja e paralajmëruar, kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

BIRN: Vrasja e paralajmëruar, kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë pasditen e së hënës ka rihapur debatin e vjetër të mungesës së kushteve të sigurisë në gjykatat e vendit. Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiranës kanë kërkuar përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor shtimin e numrit të punonjësve të policisë për të garantuar sigurinë në godina dhe në sallat e gjyqit nga ana e Policisë së Shtetit, por kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër, sipas një korrespondence shkresore që BIRN e disponon. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se Policia e Shtetit ka refuzuar të shtojë numrin e punonjësve të policisë në ambientet e gjykatave, edhe pas shqetësimit të ngritur se magjistratët po përballeshin me...